E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon rruga e Palaqit në Prezë, Balla: Vijojnë investimet në infrastrukturë

TIRANË, 10 tetor/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Vorë, Blerim Shera, inspektuan përfundimin e investimit në infrastrukturën rrugore në Palaq, në Njësinë Administrative Prezë.

Investimi përfshin 3.6 kilometra rrugë, si dhe lidhjet me lagjet përreth, duke përmirësuar aksesin dhe kushtet e lëvizjes për banorët e zonës.

Gjatë vizitës, Balla theksoi se investimet në infrastrukturë do të vijojnë në të gjithë territorin e Bashkisë Vorë, me qëllim përmbushjen e kërkesave të komunitetit.

Ai vuri në dukje gjithashtu potencialin e Prezës për zhvillimin e agroturizmit dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.

Krahas infrastrukturës rrugore, një tjetër investim i rëndësishëm për banorët është ndërhyrja në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

“Dy kërkesat kryesore që kishte kjo lagje i kemi përmbushur”, u shpreh Balla, duke iu referuar investimeve në rrugë dhe në rrjetin elektrik.

Përfundimi i këtyre investimeve përbën një përmirësim të drejtpërdrejtë të infrastrukturës dhe të kushteve të jetesës për banorët e zonës së Palaqit.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›