E Diel, 1 Nëntor 2026

4 milionë euro për t’u bërë gruaja më e shëmtuar në botë



Ajo ka shpenzuar jo pak por katër milionë euro duke bërë operacione të ndryshme plastike. Dhe jo siç ndodh zakonisht për të rregulluar estetikën vizuale, përkundrazi, për ta shprishur edhe më shumë atë në mënyrë që të shpallej gruaja me e shëmtuar e botës dhe të hynte në librin e rekordeve Gines. Në vitin 2004, personazhi ynë ja arriti qëllimit që të shpallej si celebriteti më i shëmtuar në botë. Për të gjithë ata që nuk e njohin, ajo quhet Zhaklin Uildenstein dhe është një trashëgimtare e pasur, që për më tepër ka përfituar para edhe nga disa martesa të përfunduara në divorce me burra pasanikë. Shoku i saj i fundit quhet Lloid Klein dhe është një stilist tepër i njohur në botën e modës.

Thonjtë më të gjatë në botë

Quhet Li Redmond dhe është mbajtësja e rekordit për “thonjtë më të gjatë në botë”. Thonjtë e saj siç e shikoni dhe në foto, arrijnë të paktën 80 cm gjatësi. Ajo jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Lake Siti.

Gjiganti takon xhuxhin

Bao Xishun, i gjatë 2, 36 metra takohet me He Pingping i gjatë vetëm 73 centimetra. Të dy janë futur në librin e rekordeve Gines mkëro si më i gjati në botë dhe tjetri si më i shkurtri...

Gruaja me e gjatë në botë

Sendi Allen quhet gruaja që është e regjistruar në librin e rekordeve Gines si “gruaja më e gjatë në botë. Sa për gjatësinë është vërtet bindëse! Ajo arrin diçka më shumë se 2m e 30cm.
Kur lindi peshonte 3 kg por në moshën 10 vjeçare arriti gjatësinë 190cm, ndërsa kur ishte vetëm një adoleshente 16-vjeçare arriti gjatësinë 2m e 16cm. Është e famshme, ka vendosur një rekord, por ama rekord ndoshta ka edhe sa i takon vuajtjeve.
Muskujt e Sendit janë të dobëta për të mbajtur peshën e saj ndaj i është dashur të përdorë karrigen me rrota. Para se të hynte në Gines dhe të bëhej e famshme, kjo femër e ka pasur jetën një Ferr të vërtetë! Askush nuk e merrte në punë dhe të gjithë e shikonin me rezerva. Aktualisht Sendi jeton në Illinois të Indiana-s, në SHBA dhe është 52-vjet.

Njeriu më elastik në botë

Geri Turner mban me të drejtë të plotë rekordin Gines për elasticitetin e lëkurës së tij. Ai ka dhuruar spektakël nëpër emisione televizive, e në forume të ndryshme në internet dhe media me fotografitë e veta. Ajo që bën të lë vërtet pa fjalë, por shumë njerëz e konsiderojnë të shpifur... Rekordmeni tregon se e ka zbuluar këtë veti të tij qëkurse ishte 5 vjeç. Për fat të keq Geri aktualisht vuan nga disa sëmundje të pashërueshme.

26 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›