E Diel, 1 Nëntor 2026

Format e disponimit dhe sjellja juaj



Format e ndryshme të disponimit “të egër”, e menjëhershme dhe dallimi i vogël ndërmjet, të qenit normal dhe çmendurisë, janë pjesë e sjelljes normale të njeriut. Të gjithë nganjëherë anojmë nga reagimet e pakuptueshme, nga të cilat të afërmit tanë shpesh ndjehen keq. Jeni të lumtura edhe pse nuk jeni promovuar në punë. Kjo nuk është aq e çuditshme sa duket. Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit, të cilët fitojnë më shumë para e kalojnë shumë më keq kohën, sesa ata të cilët fitojnë më pak. Për këtë arsye, mospromovimi në një funksion më të lartë nuk është tragjik. Ndjeheni më mirë pasi keni qarë. Nuk jeni të vetmet, 85 për qind e femrave pohojnë se kjo është e vërtetë. Nuk është e çuditshme nëse qani shpesh. Studimet kanë treguar se femrat mesatarisht qajnë pesë deri shtatë herë në muaj. Jeni nervoze gjatë “atyre” ditëve të muajit. Është krejt normale, sepse 80 për qind e femrave pranojnë se ndjehen agresive para menstruacioneve. Mendoni se jeni më pak e lumtura se partneri juaj. Edhe po të ishte e vërtetë kjo është krejt pjesë e natyrës. Femrat janë tri herë më shumë të prira për të pasur disponim të keq në krahasim me meshkujt. Pas përqafimit jeni të lumtura. Studimet kanë treguar se janë të nevojshme së paku 20 sekonda të kontaktit të afërt trupor që të lirohet oksitocina, hormoni përgjegjës për disponim të mirë.
Nervat ju lëshojnë më shpesh në punë. Kjo u ndodh 45 për qind të njerëzve. Jodisponimin e mjekoni me ushqim. E dini se nuk është mirë, por nuk mund të bëni asgjë. Ngjashëm me 40 për qind të femrave tjera, të cilat hapur pranojnë se janë të prira ndaj ushqimit në momentet depresive. Ndjeheni më mirë pasi keni ngrënë fruta. Jo vetëm që ndjeheni menjëherë më lehtë, pasi e dini se frutat nuk do të ndikojnë në grumbullimin e yndyrave dhe nuk do ta rritin peshën tuaj trupore, por edhe në mënyrë shkencore është treguar se bananet dhe portokajtë ndihmojnë në përmirësimin e disponimit. Magnezi i cili është i pranishëm në banane dhe vitamina C, me të cilën janë të pasur portokajtë, ndihmojnë në ngritjen e disponimit dhe pengojnë paraqitjen e depresionit. Mendoni se jeni të lumtura kur jeni në lidhje. Nuk jeni të vetmet, sepse të njëjtën gjë e mendojnë edhe 48 për qind e njerëzve, të cilët pranojnë se lidhja është faktori kryesor i cili na bën të lumtur.

Disa këshilla si të ktheheni në formën e duhur
Me muaj të tërë qëndroni pasivë dhe mendoni se keni formën e duhur, ndërsa kur vjen momenti për ushtrime, ushtroni shumë më tepër sa mund të përballojë trupi juaj. Madje, edhe nëse muskujt tuaj, mund të përballojnë një ritëm të tillë të ushtrimeve, lëkura është ajo që ka nevojë për më shumë kohë, për t’u përshtatur me muskujt që formësohen.
Nëse ushtroni me gurë peshe atëherë ja disa këshilla:

Filloni ngadalë me 2.5 kg ose edhe më pak. Nëse me këtë peshë mund të realizoni ushtrimin 12 herë, pa u lodhur, atëherë lirisht provoni me ndonjë peshë më të rendë. Ndërsa nëse kjo peshë ju lodhë, pasi ta keni përsëritur ushtrimin 12 herë, atëherë provoni me pesha më të vogla se 2.5 kg

Nuk duhet munduar vetja me pesha të rënda, qysh në fillim të ushtrimeve, për shkak se lëkura juaj duhet ta fitojë elasticitetin e nevojshëm, që më së miri e fiton gradualisht.

Me peshë të duhur duhet të ushtroni 3 herë në javë, duke e përsëritur ushtrimin 10-12 herë. Pas dy muajsh të ushtrimeve, dyfishojeni kohën e ushtrimeve si dhe peshën e gurëve që përdorni. Se me çfarë peshe duhet të ushtroni, do t’ju tregojë vetë trupi, respektivisht energjia e trupit tuaj

Hiqeni qafe vetminë!
Ëndërroni për një lidhje me një yll filmi? Jeni të dëshpëruar me veten tuaj dhe të tjerët? Jeni të prirë për ëndërrime apo alkoolizëm? Me orë të tëra qëndroni para ekranit të televizionit apo kompjuterit? Mos jeni rastësisht të vetmuar? Të vetmuarit së paku nuk janë të vetmuar në një gjë, në vetminë e tyre. Këtë kijeni parasysh dhe kuptoni se ky problem aq i përhapur megjithatë ka ilaç. Kaloni nëpër këshillat e ardhshme, apo së paku nëpër disa prej tyre.
Kur të jeni vetëm
Kujdesuni që të ushqeheni mirë dhe rregullisht të merreni me ushtrime trupore si dhe të flini mjaftueshëm. Njerëzit e lodhur janë të rëndë si për veten ashtu edhe për të tjerët. Pos kësaj edhe të tjerët do t’ju shkojnë në nerva.
Kur të jeni vetëm, bëni diçka kreative apo mësoni aftësi të reja.
Mos pritni tepër nga vetja dhe mos u “qerasni” me epitete çnderuese në momentin që diçka gaboni, këtë gjë e bëjnë neurotikët.
Bëhuni të kënaqur me veten. A ka së paku diçka në të cilën jeni të mirë? Sigurisht nuk jeni person negativ në të gjitha drejtimet?
Mos ëndërroni për lidhje me yjet e filmave dhe televizionit, me tipat nga interneti apo persona të shquar letrar.
Fytyra të reja
Njerëzit të cilit i takoni mos i vlerësoni në bazë të përvojave të mëhershme
Krijoni miqësi të reja. Kërkoni këshilla nga njerëzit më të moshuar dhe më me përvojë
Fytyrat e vjetra
Çmoni miqtë tuaj dhe tiparet e tyre të veçanta
Bëni diçka për të tjerët, buzëqeshni, shpreheni ndonjë fjalë të mirë. Ndjenja se jemi të nevojshëm për dikë na ndihmon të mposhtim ndjenjën e vetmisë
Nëse jeni në martesë, mos prisni nga bashkëshorti apo bashkëshortja juaj që të përmbushë të gjitha nevojat tuaja emocionale. Mësohuni të merrni dhe të jepni, t’i ndihmoni dhe mbështetni njëri-tjetrit.
Mësohuni që të flisni më të tjerët dhe t’i dëgjoni ata derisa flasin. Bëhuni zemërgjerë
Thoni gjërat zëshëm
Pranoni që jeni të vetmuar dhe flisni me dikë për këtë, me ndonjë mik të pjekur tek i cili keni besim. Mos vuani në vete.
Pse nuk është mirë të heshtet
Mos pini shumë, apo edhe më mirë, mos pini fare. Mos i zhytni në alkool problemet tuaja. Kurdoherë ato do të dalin në sipërfaqe.
Mos jini krenar. U’a falni atyre që u kanë lënduar dhe bëni çdo gjë që marrëdhëniet mes jush të përmirësohen. Mos u bëni të mosbesueshëm ndaj tjerëve.
Ju do të shoqëroheshit me një person krenar apo të mosbesueshëm, apo edhe me ata të cilët nuk mund të jetojnë pa ndihmën e alkoolit?
Mbani në mend se gjendja juaj, qoftë ajo edhe kronike, mund të ndryshojë.

26 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›