4 milionë lekë për restaurimin e shtëpisë së Mios
24/02/2009 Katër milionë lekë është fondi që buxheti i shtetit ka dhënë për restaurimin e shtëpisë-muze në Korçë të piktorit të popullit Vangjush Mio.
Me këtë shumë, shtëpia-muze do të restaurohet pjesërisht dhe pritet që puna të fillojë brenda muajit mars. Projekti i restaurimit përfshin riparimin e plotë të çatisë së ndërtesës, rregullimin e kalldrëmit të oborrit, riparim dyersh e dritaresh si dhe suvatime të jashtme të shtëpisë.
Ky është restaurimi i dytë në shtëpinë-muze të piktorit, pas atij të kryer në vitin 1990-të. E gjithë ndërtesa është e mbuluar me tjegulla vendi dhe në restaurimin e parë është ruajtur stili dhe materiali i përdorur për ndërtimin e saj, gjë që synohet të ruhet edhe në restaurimin e tanishëm. "Mysafirhania e Vangjush Mios" siç quhet banesa, është ndërtuar në periudhën e Rilindjes në vitet 1831-1912 dhe është shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë në vitin 1977 për vlerat arkitektonike, historike e kulturore. E ngritur në qendër të qytetit, pas Katedrales ortodokse, ndërtesa është dykatëshe, me mur guri dhe fugaturë. Oborri i saj është i rrethuar me avlli të lartë, ndërsa dyert dhe dritaret janë të gjitha prej druri. Banesa ka shkallë guri të jashtme dhe shkallë të brendshme druri me parmakë. Në pjesën qendrore, në katin e dytë, banesa ka një të dalë në formë katrore, karakteristikë kjo e periudhës së Rilindjes, të cilën e trashëgojnë edhe mjaft ndërtesa të tjera në qytetin e Korçës. Një pjesë e godinës muze të Mios (1891-1957) funksionon si banesë dhe pjesa tjetër si muze i vizitueshëm nga mjaft turistë vendas dhe të huaj. Në pjesën e muzeut janë të ekspozuara vepra të piktorit impresionist Vangjush Mio, (pjesë e fondit të familjes) rreth 40 piktura në vaj, peizazhe, natyra të qeta, nudo si dhe shumë vizatime.