Gërdeci, dy komisionerë të municioneve njihen me akuzat
24/02/2009 Vazhdon procesi i firmosjes së kërkesës për gjykim nga ana e të pandehurve
Hysni Çoçka dhe Jorgo Mino akuzohen për “shpërdorim detyre”
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme vazhdon procesin e njohjes së të pandehurve me aktet hetimore si dhe firmosjen nga ana e tyre të kërkesës së gjykimit, e cila pritet t’i kalojë në fillim të muajit mars Gjykatës së Lartë. Burime pranë organit të akuzës shqiptare thanë se ditën e djeshme janë paraqitur për të firmosur aktet hetimore i pandehuri Hysni Çoçka si dhe Jorgo Mino, që të dy komisionerë të vlerësimit të municioneve të lehta dhe të rënda. Mësohet se të dy të sipërcituarit akuzohen nga grupi hetimor i tragjedisë së Gërdecit, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” sipas Kodit Penal Ushtarak. I pari që është paraqitur në organin e akuzës ka qenë anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Municioneve të lehta Hysni Çoçka, i cili pasi ka shkuar në zyrën e prokurorit Alfred Progonati është njohur me një sërë shkeljesh si dhe në të njëjtën kohë ka hedhur firmën mbi kërkesën e gjykimit, e cila është përpiluar nga Prokuroria për 28 të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit. Fill pas largimit të Çoçkës, në Prokurorinë e Përgjithshme është paraqitur i pandehuri Jorgo Mino, i cili ka shërbyer pranë Drejtorisë MEICO si komisioner i Vlerësimit të Municioneve të Kalibrit të Rëndë. Ashtu si edhe kolegu i tij, Mino është njohur me aktet hetimore si dhe ka firmosur kërkesën e gjykimit, e cila pritet të dërgohet ne Gjykatën e Lartë për gjykim. Shpërthimi i fuqishëm në fshatin Gërdec shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e 300 të tjerëve.
Mungesa e Mediut
Ndonëse kanë kaluar dy javë që nga momenti i komunikimit të akuzës, që ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, nuk është paraqitur më në Prokurorinë e Përgjithshme, edhe pse prokurorët e kësaj të fundit e kanë thirrur sërish për ta njohur me provat deputetin Mediu. Mësohet se në organin e akuzës nuk është paraqitur as avokati i tij mbrojtës Ardian Visha.