Kosovë, seanca e kuvendit për raportin e progresit më 8 nëntor
PRISHTINË- Në Kuvendin e Kosovës, në seancën plenare të 8 nëntorit, do të zhvillohet debat parlamentar për Raportin e Progresit për Kosovën, kurse në seancën e 11 nëntorit deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë projektligjin për Hekurudhat dhe atë për tregtinë me jashtë.
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme përcaktoi axhendën e mbledhjeve plenare të Kuvendit për dy javët e ardhshme.
Duke shqyrtuar kërkesën e deputetit Ramë Vataj, e mbështetur nga 49 deputetë të Kuvendit, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Kryesia e ka mbështetur nismën, por ka kërkuar sqarime nga parashtruesi i kërkesës për bartësit e ndryshimeve të këtij ligji.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, duke iu përgjigjur interesimeve lidhur me zërat në media për "Ahtisaari Plus" për veriun e Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi tha se nuk ka asnjë kërkesë zyrtare.
(m.a/ata/BalkanWeb)