Vendimi i BE-së për borxhin grek, Athina në referendum
ATHINE- Athina do të mbajë referendum mbi vendimin e javës së kaluar të Bashkimit Europian për të shkurtuar me 50 përqind borxhin e Greqisë. Lajmi bëhet i ditur nga kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, i cili gjithashtu bëri të ditur se për vendim do të kërkojë edhe votëbesimin në parlament, ndonëse nuk u bë e ditur data.
Një ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të shkurtuar borxhin grek, shumë banorë vendas shpehën kundërshtimin e tyre me pretendimin se kjo nënkuptonte se Greqia humbiste sovranitetin e saj.
Kryeministri Papandreu deklaroi se qeveria e tij besonte në gjykimin e popullit grek dhe se urdhëri i tyre do të ishte detyrues, bën të ditur agjencia franceze e lajmeve, AFP.
Një sondazh i realizuar të shtunën nga gazeta vendase, To Vima sugjeronte se shumica e popullit grek e konsideronte fondin e shpëtimit të Bashkimit Europian si diçka negative për vendin e tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)