E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 persona mbeten të bllokuar në dëborë në kufirin grek

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për dy shtetas nga Peshkopia dhe dy nga qyteti i Shkodrës. Ata u nisën sot drejt tokës fqinje, por kanë mbetur të bllokuar në malet e Greqisë, për shkak të dëborës së dendur.Mësohet se personat janë bllokuar rreth orës 18:00. Policia e Korçës ka reaguar menjëherë sapo ëshstë vënë në dijeni, duke bërë të ditur se tashmë është njoftuar edhe pala greke dhe po punohet për lokalizimin e tyre.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›