Suedia dhe Sllovenia çelin ambasadë në Tiranë
Sipas agjenvice të lajmeve suedeze, Suedia do të mbyllë 6 Ambasada dhe do të hapë 10 të reja. Do mbyllen Ambasadat suedeze në Bratislavë, Dakar, Dublin, Lubljanë, Luksemburg dhe Sofia brenda këtij viti. Në të njëjtën kohë, prezenca diplomatike e Suedisë do të forcohet në Kaukaz dhe në Ballkan duke ngritur nivelin e përfaqësimit aktual në Prishtinë, Tbilisi (Gjeorgji), Chisinau (Moldavi) dhe në Tiranë. “Qeveria suedeze synon të forcojë prezencën e saj në Ballkan e Kaukaz nëpërmjet ngritjes së nivelit të perfaqësimit nga zyrat ekzistuese në atë të ambasadës”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Jashtme të Suedisë.“Ne duam të jemi prezent atje ku paratë tona për mbajtjen e ambasadave të përdoren në mënyrën më të dobishme. Eshtë pozitive që ne mund t’i përdorim burimet tona për të forcuar prezencën tonë në një numër vendesh që ndodhen pranë nesh”, u shpreh ministri i Jashtëm suedez, Carl Bild.Ministrja e Bashkëpunimit për Zhvillim, znj. Gunila Karlson tha: “Ngritja e nivelit të zyrave tona përfaqësuese në ambasada është pjesë e procesit të mbështetjes për implementimin e ndihmës sonë për zhvillim ndaj atyre vendeve me të cilat kemi marrëveshje afatgjata bashkëpunimi për zhvillim. Një prezence më e forte në vend është shumë e rëndësishme për implementimin e një bashkëpunimi për zhvillim me cilësi të lartë e të orientuar nga rezultatet”. Gjithashtu nga burime konfidenciale behet e ditur se edhe Sllovenia do të hapë së shpejti Ambasadën e saj në Tiranë. Ky lajm vjen menjehere pas hapjes edhe te Ambasades Sllovake, çelja e se ciles inaugurohet dje nga Ministrat Lajcek dhe Meta.