E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 10 armë dhe euro false, pranga malazezit

 Operacioni i ndërmarrë dje nga policia, ka vënë në pranga shtetasin Nazim Ljikoviç, 32-vjeç, me banim në Krajë, Komuna e Tivarit në Malin e Zi. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga forcat e policisë gjatë kohës që udhëtonte me mjetin e tij tip Volsvagen Golf , në brendësi të të cilit, nga kontrolli i ushtruar, iu gjetën e sekuestruan- 10 armë zjarri pistoleta të tipit Ekol-Special 99, si dhe 2.100 euro false me prerje 50-she. Operacioni që bëri të mundur arrestimin e këtij shtetasi është zhvilluar rreth orës 16.00 të ditës së djeshme në qytetin e Shkodrës. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë për Krimet e Rënda për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake, si dhe falsifikimit të monedhave.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›