Itali, goditet banda e shtetasve nga Kosova
Mediat e vendit fqinj, bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë 13 persona, kryesisht shtetas nga Kosova. Operacioni është ndërmarrë në rajonin e Triestes dhe është shtrirë edhe më gjerë në rajone si në Venecia, etj. Policia konfirmoi se bandak i “fuste në grackë” viktimat, duke iu çarë gomat ose duhet iu afruar paqësisht për të kërkuar informacion dhe më pas realizonin grabitjen. Policia ka sekuestruar para, tre automjete dhe bizhuteri.