4-pikëshi i PS, Tahiri: Jo ultimatum, vendimtare për statusin

Ashtu si dhe vetë kryesocialisti Rama në reagimin e tij në Twitter edhe deputeti i PS-së, njëkohësisht i mandatuari i kësaj partie për negociatat për Presidentin, Sajmir Tahiri, ka mohuar që plani i ofruar prej tyre në tryezën e djeshme të jetë ultimatum apo kusht.
Duke i konsideruar si katër cështje terësisht të rëndësishme dhe vendimtare për marrjen e statusit të vendit kandidat, ai ka theksuar se zgjidhja e tyre kërkon bashkërendim dhe konsensus të të gjitha partive politike.
“Nuk jemi para kushteve dhe ultimatumeve, të katër pikat janë cështje që duhet të marrin zgjidhje për marrjen e statusit të vendit kandidat. Të katër pikat janë cështje madhore që kërkojnë zgjidhje të bashkërenduar të të gjitha forcave politike”.
I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë hapi i dytë i PS-së, nëse ky plan nuk merr miratimin e mazhorancës, ai ka refuzuar të japë një qëndrim të prerë, ndërsa ka lënë të hapur ftesën për tryezën e kërkuar në takimin e djeshëm Ruci-Patozi.