Rama: Berisha vijon teatrin absurd, ne kërkojmë dialog

Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Tëiter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së.
Rama i ka cilësuar deklaratat e kryeministrit si teatër absurd ndërkohë që sipas tij kërkohet dialog për të mos djegur statusin. “KM vijon teatrin absurd,ne vijojme të kërkojme dialog një orë e më parë për të mos djegur aplikimin e Shqipërisë në BE vjeshtën e ardhshme” shkruan Rama.
Ai ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Berisha se PS-ja ka bërë ultimatum për të mos bllokuar reformat. “4 pikat e propozimit tonë për tryezë të krerëve të partive s`janë ultimatume po 4 kushte të integrimit për marrjen e statusit kandidat në BE” shton Rama.