Meta: President konsensual që në raundin e I-rë
Kreu i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta kërkoi që procesi i negociatave për Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë të ecë më shpejt.
Ai e vuri theksin tek e mërkura, raundi i parë i votimit për Presidentin, ku tha se duhet të zhvillohet një seancë serioze dhe jo thjesht të konsumohet si raund. Mundësisht tha Meta, brenda këtij raundi të zgjidhet Presidenti i ri me një shumicë më të gjerë se ajo qeverisëse.
Ne jemi të gatshëm të paraqesim dhe emra që mëshirojnë disa cilësi, sepse ne nuk mendojme se Shqipëria nuk ka emra. E rëndësishme është që të shkohet në një emër që të jetë një partner i besueshëm për të gjithë partnerët, dhe për opozitën- tha Meta.
I pyetur për deklaratat e Berishës, për një marrëveshje mes PD-së dhe LSI-së për zgjedhjen e presidentit, Meta u përgjigj: Ne besojmë se detyra e të gjithëve ne si përfaqësues të forcave parlamentare është që të zgjedhim një president më të gjerë se qeverisëse. Duhet një proces i cili jep mesazhe të rëndësishme të një pjekurie të klasës politike dhe një bashkëpunimi midis maxhorancës dhe opozitës, jo thjesht për një emër, por për të vijuar reformat sepse dihet se marrja e statusit kandidat nuk është stacioni i fundit i reformave.- tha ai.
Sa i përket platformës katërpikëshe të propozuar nga PS-ja, Meta tha se ka kohë për të zgjidhur disa gjëra të cilat duhet të ishin zgjidhur para disa muajsh apo javës, tani mendojmë për momentin në të cilin kemi hyrë pasi pas disa ditësh votohet presidenti.