E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Të përshpejtohen negociatat. Presidenti të zgjidhet me raundin e parë

Ndërsa po afron, 30 maji data kur është vendosur për të votuar për presidentin e ri të vendit, kreu i LSI-së Ilir Meta ka kërkuar përshpejtimin e negociatave. Në një konferencë për shtyp, Meta ka theksuar se në 30 maj duhet të dilet me një zgjidhje.
 

“Dialogu dhe negociatat duhet të ecin më shpejt në mënyrë të hapur dhe kontruktive duke pasur në konsideratë që ditën e mërkurë duhet të zhvillohet raundi i parë dhe në këtë drejtim duhen konsumuar të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje me raundin e parë. Qëndrimi i LSI-së ka qënë i hapur, parimor. Ne vlerësojmë edhe angazhimet e forcave të tjera politike që dëshirojnë të kontribuojnë për një zgjidhje që me raundin e parë. Minutët dhe orët që vijojnë duhet të menaxhohet në mënyrë më të përgjegjshme, më parimore por edhe konkretë, sepse nuk do të votojmë parimet por edhe për meratitat që mëshirojmë parimet” shtoi Meta.


Ai ka theksuar më tej se LSI-ja është e gatshme të disktuojë me aleatën në lidhje me emrat si kandidatë për president të vendit. “Ne jemi të gatshëm të parqesim edhe emra tanë dhe të respektojmë edhe emrat e paraqitura nga PD-ja por edhe opozit që mëshirojmë disa pariemet e rëndësishme. Me rëndësi është që të ketë vullnet për të shkuar për një emër që të jetë një partner i besueshëm për qeverinë, për opozitën, që ofron bashkëpunimin për të githa institucionet dhe Shqipëria ka emra shumë të mire. Në këtë drejtim ne jemi të gatshëm të diskutojmë për parime por edhe për emrat” shtoi Meta.

I pyetur në lidhje me 4 pikat e propozuara nga PS-ja në tryezën e djeshme, Meta ka theksuar se duhet të zgjidhet njëherë çështja e presidentit ndërsa më pas të diskutohet edhe për çështje të tjera. “Ne mendojmë për momentin që kemi hyrë, kur po afron 30 maji, nuk ka kohë për të zgjidhur disa gjëra që duhet të ishin zgjidhur para disa javësh por mbarëvajtja e këtij procesi do të ndohmojë edhe për të zgjidhur këto probleme” shtoi ai.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›