Ankesat e qytetarëve, Totozani: Nuk zbatohen vendimet tona
Avokati i Popullit Igli Totozani në raportin vjetor para komisionit të ligjeve raportoi se institucionet, e sidomos drejtësia nuk kanë marrë parsysh rekomandimet e bëra. Sipas Totozanit cështjet merren në dorëzim, por nuk shqyrtohen për të gjetur më pas edhe zgjidhje.
Një tjetër problem që Avokati i Popullit ngriti ishte edhe zgjidhja e cështjes së banesave sociale. Sipas Totozanit situata vazhdon të jetë e njëjtë.
Igli Totozani kërkoi politika më të kujdeshme për emigrantët, e sidomos për ata që po detyrohen të kthehen në Shqipëri për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë vendet fqinje.