4 premtimet e Gruevskit, do realizohen në mbledhjen e parë
Lideri i VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski, ka deklaruar se katër premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore do të realizohen që në mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar.
Heqja e tatimit për kompanitë me të ardhura vjetore deri në tre milionë denarë, zvogëlimi i TVSH-së për turizëm dhe vajit të papërpunuar ushqimor, ulja e çmimit të Kartonit të Gjelbër për veturat, si dhe donacion deri në 200 euro për të gjithë shtetasit që do të mjekohen jashtë vendit, do të jenë katër vendimet e para qeveritare, të cilat do të miratohen që në mbledhjen e parë të qeverisë së re.
Mediat maqedonase bëjnë të ditur se këto deklarata u bënë nga Gruevski, i cili të premten ka folur para përkrahësve të partisë së tij me rastin e shënimit të 21 vjetorit të themelimit të saj.