Daci: Kosova, më pak mundësi lëvizje se Afganistani

Lideri i LDD-së, Nexhat Daci nuk dorëzohet dhe mundohet ta mbajë gjallë partinë e tij. Sipas mediave kosovare, mësohet se ai ka qenë sot në Pejë, për t`u treguar edhe njëherë mbështetësve të partisë së tij, se LDD-ja ka rënë si pasojë e “komploteve” të të tjerëve ndaj kësaj partie. Ndër të tjera, ai ka deklaruar se Kosova mbetet e izoluar.
” Edhe shtetasit e Afganistanit e të Irakut kanë mundësi më të mëdha lëvizjeje sesa kosovarët. Jemi vendi më i varfër në Evropë dhe i 171 në botë”, ka thënë Daci, sipas një deklarate të LDD-së.