E Diel, 1 Nëntor 2026

4 të arrestuar për falsifikim pasaportash biometrike

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Policisë së Tiranës, Alma Katragjini, njoftoi se në kuadër të operacionit të koduar “Aplikantja” janë arrestuar shtetasit, Luan Tetaj, 40 vjeç, Qëndrim Beqaj, 22 vjeç, Fatlinda Tetaj, 18 vjeç, Pranvera Lika ,62 vjeç. Ndërkohë që janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Sipas policisë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë bërë të mundur prodhimin e pasaportës biometrike të Fatlinda Tetës, duke përdorur identitetin e shtetases Tatjana Matraku, banuese në Tiranë.

Po kështu, policia tha se po të njëjtën shtetas po përgatisnin prodhimin e një pasaporte biometrike me gjeneralitetet e një banoreje të Tiranës, të cilët kundrejt vlerës prej 2 mijë eurosh do t`ia shisni disa kosovarëve.

Zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini, tha se pas verifikimeve të bëra është konstatuar se grupi nuk ka mundur dot ta çojë deri në fund punën e tij./Start/

                                                                                             2012-03-24 14:16
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›