Tadic: Sulmet e NATO-s mbi Serbi, krim kundër një populli
BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic i ka quajtur sulmet e NATO-s në Jugosllavi, krim kundër një vendi dhe një populli.
“Duke ruajtur kujtimin e viktimave të pafajshme, duhet bërë gjithcka që të garantojmë që Serbia të mos përfshihet më nga lufta”- ka thënë Tadiç.
Presidenti serb vuri sot kurora me lule në monumentin e viktimave të bombardimeve në juglindje të Serbisë. “Vendi ynë është zhytur shumë në luftëra përgjatë shekullit 20 dhe cdo gjë që do të bëjmë në të ardhmen do të jetë për mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe vendit”-tha Tadic.
Sipas tij, Serbia do të përkujtojë gjithnjë përvjetorin e sulmeve të NATO-s dhe viktimat e tij por duke shprehur besim se shteti mund të qendrojë në këmbët e tij.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)