Çmimi i naftës drejt 200 lekë/litër

Përfaqësuesi i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, shprehet se "në fazën e parë do të ketë rënie të prodhimit nëse vijon rritja e çmimit të karburanteve pasi për çdo njësi industriale do ketë rritje të kostove bazë të prodhimit".
"Nga rritja e çmimit të naftës e pëson bujqësia intensive, që punon me mekanikë bujqësore, ku është rritur tarifa e punimit të tokës dhe nga transporti, sepse çdo prodhim duhet dërguar në tregje. Ndikon dhe në serat me ngrohje, pasi fermerët kanë investuar në to dhe ngrohja me karburant del jashtë loje me rritjen e çmimit", arsyeton Ismail Beka, ekspert i GIZ-it për bujqësinë.
Përballë situatës, ekspertët propozojnë rrugëzgjidhje për të mbajtur nën kontroll kostot për ekonominë dhe konsumatorin. "Vendi duhet të ketë një Ent Rregullator të Karburanteve, që mat saktë lëvizjet e çmimeve dhe merr masa për përmirësimin e cilësisë", shpjegon Buxhuku.
Ndërsa Beka arsyeton se "duhet menduar për energjitë alternative dhe duhet financuar për to. Kostoja që fiton shteti nëpërmjet taksave dhe tatimeve që merr nga importi i këtyre karburanteve do të duhet që të rikthehet në një mënyrë tjetër investuese".
Në 1 vit çmimi i naftës është rritur mesatarisht 30 lek/litër. Ndërsa në mars 2011 një litër naftë në pikat e tregtimit me pakicë kushtonte 160 lekë, sot ka arritur 194 lekë. /Start/
2012-03-24 14:23