E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga viziton vogëlushen e mbijetuar nga orteku

Vogëlushja 5-vjeçare, e cila arriti t`i mbijetojë ortekut të dëborës, që fundosi shtëpinë e saj duke marrë jetën e familjarëve të tjerë është vizituar në spitalin e Prizrenit nga Presidentja e Kosovës Ahtifete Jahjaga.

E mitura e familjes Reka ishte e vetmja që i mbijetoi tragjedisë, së shkaktuar nga stuhia dhe orteku i dëborës.

Vajza e vogël pesëvjeçare u vizitua sot në spitalin e Prizrenit edhe nga zëvendësministri i Shëndetësisë, Kadir Hyseini.

Bilanci i viktimave që la pas orteku i dëborës, i cili zuri përfund afro 15 shtëpi në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit në Kosovë mbërriti në 10 persona.

Tri shtëpi prej tyre ishin të banuara,ndërsa të tjerat të pabanueshme, bëri me dije Policia e Kosovës.

Autoritetet e vendit po punojnë ende për kërkimin e personave të tjerë që mund të kenë mbetur nën rrënojat e shtëpive.

Trashësia e borës në vendin ku orteku goditi shtëpitë të shtunën ka mbërritur në afro dhjetë metra thellësi dhe rreth pesëqind metra gjerësi, gjë që e bën të vështirë operacionin e ekipeve të kërkim-shpëtimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›