E Shtunë, 31 Tetor 2026

4 vjetori i Gërdecit, Rama viziton familjen Durda

Në ditën kur përkujtohet 4-vjetori i tragjedisë së Gërdecit, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar familjen e Edison Durdës, 7-vjeçarit të vrarë në 15 mars të vitit 2008. Në fjalën e tij, kryesocialisti Rama ka deklaruar se vendimi I dhënë 3 ditë më parë nga gjykata për tragjedinë e Gërdecit është “vrasje” dhe poshtërim
 

“Në Shqipëri drejtësia jepet sipas mundësisë për ta blerë, jo sipas ligjit. Tragjedia e Gërdecit është një plagë që nuk mbyllet me një farsë gjyqësore as me një pazar korruptorësh e të korruptuarish” i është drejtuar ai familjes Durda ndërsa ka shtuar se kjo tragjedi nuk mbyllet pa drejtësi.
 

Ndërkohë familjarët e viktimave të Gërdecit kanë zhvilluar homazhe në kraterin e shpërthimit dhe kanë vendosur lule në memorialin përkujtimor të 26 viktimave të kësaj tragjedie.

Shpërthimi i një fabrike demontimit të armëve solli vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve. Tragjedia e Gërdecit ndodhi paraditen e 15 marsit të vitit 2008. Tre ditë para 4 vjetorit të tragjedisë së Gërdecit, Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund maratonës së gjatë të procesit për 29 të akuzuarit për këtë ngjarje të rëndë. 20 prej tyre kanë marrë një dënim total prej 98 vitesh burg, afërisht një shekull. Ndërsa 9 të tjerë kanë hequr përfundimisht akuzat nga shpatullat duke u deklaruar të pafajshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›