E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi shqyrton “statusin e të verbërve” një përfaqësi e tyre në sallë

Kuvendi i Shqipërisë po shqyrton dy projektligjet “Për statusin e të verbrit" dhe "Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”.
 

Ndërkohë që përfaqësi e të verbërve ndodhet në seancën plenare pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi dhe pasi kryetarja e Kuvendit pranoi për hyrjen e tyre në sallë.
 

“Aktualisht zhvillohet një demonstim i të verbërve para Kuvendit. Ata kanë depozituar kërkesë që një përfaqësi e tyre të asistojnë në punimet e Kuvendit. Kërkoj që kjo kërkesë e tyre të merret parasysh, duke parë edhe pamundësitë e tyre fizike për të qëndruar në pritje”, tha më herët Ruçi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›