Aksidenti tragjik, Haxhinasto ngushëllon ministrin belg

Zv.kryeministri dhe njëherësh ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi homologut belg Didier Reynders, për aksidentin e rëndë ku mbetën të vdekur 28 persona.
“Keqardhje e thellë për aksidentin e rëndë tragjik të 13 marsit, ku mbetën 28 të vdekur. Në këtë moment të vështirë për vendin tuaj dëshiroj të shpreh ngushëllimet e perzemërta ju dhe familjarëve të viktimave” thuhet në telegram.
Autobusi me të cilin ku udhëtonin 52 persona u përplas ditën e martë në hyrjen e një tuneli në kantonin zviceran Valais. Si pasojë e këtij aksidenti vdiqën 28 persona, ky 22 prej tyre ishin fëmijë. Gjithashtu si pasojë e këtij aksidenti tragjik , mbetën të plagosur edhe 24 fëmijë të tjerë, disa prej të cilëve janë ende në gjendje kritike.