E Diel, 1 Nëntor 2026

40 ditë burg për kryekomunarin e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike

Shkodër- Kryekomunari Klevis Muja do të qëndrojë në arrest për 40 ditë. Kjo është masa e sigurisë që ka marrë Gjykata e Shkallës se Parë Shkodër pasi e konsideruar të ligjshëm arrestimin e kryetarit të Komunës Rrethina, nën akuzën Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike.

Prokurori i çështjes, Ermir Lelçi fillimisht bëri prezantimin e provave shkresore të ardhura nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ministria e Brendshme dhe Zyra Kombëtare Interpol Tirana. Lelçi sqaroi se shpallja në kërkim ndërkombëtar e Klevis Mujës është bërë mbi bazën e urdhër- arrestit të caktuar me vendim të gjykatave italiane. Ai ka kërkuar si masë sigurie ndaj 38-vjeçarit, arrest në burg me afat 40 ditë. Kryekomunari mbrohej nga avokati Ardian Visha, i cili kundërshtoi vendimin e gjykatës, duke e quajtur të padrejtë.
Avokati Ardian Visha ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorisë dhe , ka kërkuar që të rishikojë të gjithë informacionin dhe provat që ka prokuroria. Ai ka pohuar se ka parregullsi në procedurën e arrestimit të Klevis Mujës dhe ka kërkuar arrest në shtëpi, nisur edhe nga fakti se klienti i tij është person me reputacion dhe kryetar i njërës prej komunave më të mëdha në Shkodër. Por kërkesa e avokatit nuk është marrë parasysh, pasi gjykata ka konsideruar të lgijshëm arreestimin e kryekomunarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›