E Diel, 1 Nëntor 2026

40 firma për kandidimin e Hoxhës. Mungon Topalli dhe Berisha

Share

Kanë nxituar shumë deputetë të PD për të firmosur për kandidimin e Artan Hoxhës për president. Ndërsa ligji kërkon së paku 40 firma, për Hoxhën kanë firmosur plot 40 deputetë, mes tyre dhe drejtuesit e partive aleate me Berishën. Në listën e firmëtarëve është Ilir Meta dhe Vangjel Tavo, më pas vijnë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri. Në listë është edhe kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi. Në listë mungon firma e Berishës dhe e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Në listë ka qenë Sokol Olldashi, Majlinda Bregu, Bujar Nishani, Ridvan Bode, Kosta Barka, etj.

Pasi është përgatitur relacioni, atë e ka lexuar deputeti Viktor Gumi. Në fakt ka lexuar një CV të gjatë të kandidatit, ku binin në sy sidomos prania e tij në borde të shumta.

Më pas, deputeti i PS, Sajmir Tahiri tha se përveç CV-së së tij, nuk ka informacione të tjera për figurën e Hoxhës. Në të vërtetë mënyra si zgjidhet presidenti është e tillë, pasi figura e tij diskutohet mbi bazën e një CV që ka dërguar vetë kandidati, pa pasur asnjë seancë dëgjimore dhe pa u pyetur institucionet për figurën e tij. Kryetari i Komisionit të Ligjeve tha se ata duhet thjesht të shqyrtojnë disa detaje si mosha apo qëndrimi i tij në Shqipëri.

Raporti është miratuar më pas vetëm me votat e mazhorancës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›