E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori amerikan NUK do jetë në seancën e sotme

Share

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i cili ka qenë i pranishëm në seancat e para për zgjedhjen e presidentit, nuk do jetë në seancën e sotme. Mësohet se në vend të tij do jetë atasheu politik në Tiranë.

Për shkak se seanca nuk ka nisur ende, mësohet se ambasadorja gjermane Karola Myler Holtkemper, e cila ishte aty, është larguar. Po ashtu është larguar edhe ambasadori i OSBE, Eugen Volfart dhe ambasadori i Kosovës.

Edhe në raundin e tretë të votimit, ambasadori Arvizu ishte në seancë, por u largua pa mbaruar ajo.

Perëndimi ka kërkuar vazhdimisht që presidenti të zgjidhet me konsensus si një kusht për kriterin politik për integrimin e vendit në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›