E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Bujar Nishani, KANDIDATI i ri për president

Share

Menjëherë pas tërheqjes së Artan Hoxhës, mazhoranca ka vendosur që të kandidojë Bujar Nishanin si kandidat për president.

“Unë dëshiroj të konfirmoj lajmin që kandidatura e mazhorancës e propozuar mbrëmë është tërhequr nga gara. Por mazhoranca është e vendosur që ta bëjë vendin me President të Republikës dhe kandidatura tjetër do të jetë z. Bujar Nishani i cili është një nga emrat e propozuar edhe dje në tryezën e negociatave. Për shkaqe teknike seanca shtyhet dhe do të zhvillohet në orën 17.00,” ka thënë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi.

Mazhoranca duket se është gjetur e papërgatitur për tërheqjen e kandidaturës së Artan Hoxhës, duke qenë se Patozi nuk ka dhënë asnjë koment dhe nuk iu është përgjigjur pyetjeve për dorëheqjen e Hoxhës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›