Artan Hoxha TERHIQET nga gara presidenciale. DEKLARATA: Nuk do jem pjesë e një procesi që paralajmëron furtunë
Ndaj tij janë bër akuza nga deputetët e PS se ka lidhje me Sigurimin e Shtetit. Por vetë Hoxha nuk ka preferuar të komentojë këto akuza, raporton Balkan Insight
Artan Hoxha tërhiqet si kandidat për president. Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda PD-së, ndërkohë që është konfirmuar edhe zyrtarisht. Hoxha duhej të votohej që prej orës 10:00 president, por kur kanë kaluar dy orë, seanca nuk ka filluar ende.
Besohet që të ketë pasur një presion të fortë ndërkombëtar për tërheqjen e Hoxhës, duke qenë se të gjithë ambasadorët ndërkombëtarë, me në krye atë amerikan, janë larguar nga salla e Kuvendit. Por ka dyshime se ka pasur presione edhe brenda mazhorancës. Topalli nuk ka firmosur për kandidimin e tij. Ndaj tij janë bër akuza nga deputetët e PS se ka lidhje me Sigurimin e Shtetit. Por vetë Hoxha nuk ka preferuar të komentojë këto akuza.
Zoti Hoxha është i personi i dytë që tërhiqet nga kjo kandidaturë, pas tërheqjes së gjykatësit Xhezair Zaganjori, një emër që nuk u kandidua zyrtarisht.
Pas largimit nga gara, Hoxha ka shpërndarë një deklaratë ëpr shtyp ku thuhet se ai nuk do jetë pjesë e një procesi që paralajmëron furtunë.
Deri pas mbledhjes së mbrëmshme kam shpresuar se procesi presidencial do të mbante frymën minimale të mirëkuptimit dhe konsensualitetit madje dhe sot në mëngjes pasi kam marrë me qindra e qindra mesazhe urimi një pjesë e mirë, e të cilave më kanë ardhur nga individë brenda dhe pranë Partisë Socialiste.
Kam vazhduar të shpresoj se procesi presidencial premtonte ende mirëkuptim dhe konsensus, por duke parë qëndrimet e eksponentëve socialistë dhe pranë tyre, të cilët filluan të përdorin me agresivitet dhe egërsi të gjitha llojet e akuzave të bajatosura në këto 22 vite, përfshi shpifje dhe shantazhe, arritën në përfundimin se procesi presidencial nuk mund të ketë as minimumin e civilizimit dhe të, dhe aq më pak të vullnetit të mirë për zgjidhje të arsyeshme dhe konsensuale.
Arrita të kuptoj se në procesin presidencial për shkak të interesave politike nuk lejohet të kontribuojnë faktorët civilë. Unë e kam ndjekur nga shumë pranë procesin presidencial, kam komentuar dhe kam shkuar në favor të zgjedhjes së arsyeshme dhe konsensuale. Mendova të kontribuoj në instancën e fundit për të njëjtin qëllim, por për gjithçka çfarë shpjegova më lart deklaroj se nuk mund të jem më pjesë e vazhdimit të këtij procesi, i cili me sa duket paralajmëron furtunë, thuhet në deklaratën e tij.