Vangjel Dule dhe Shpëtim Idrizi: PS të kandidojë Nanon
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, deklaroi se tani është koha që opozita të paraqesë kandidaturën e saj. Ai tha se duhet propozuar Nano si president.
Në këtë mungesë serioziteti dhe përgjegjshmërie të gjitha rrezikohen. Të gjithë e pamë se mazhoranca nuk e zgjedh dot e vetme presidentin, tha Dule.
Opozita nuk mund ti shmanget betejës politike. Ajo duhet të dalë përpara, të ofrojë kandidaturën e vet. Për PBDNJ është momenti që të shpëtojmë procesin, të shpëtojmë fatet integruese, të shpëtojmë atë që ka mbetur nga dinjiteti i politikës. Të propozohet Nano, që do ishte zgjidhja optimale në situatën që po kalon vendi, vijoi Dule.
Ndërkohë deputeti i PS, Arben Malaj, edhe pse nuk e përmendi emrin e Nanos, e nënkuptoi atë kur kërkoi që të kishte garë në parlament, siç ka kërkuar edhe Nano. Pas dorëheqjes së Artan Hoxhës, nuk ka nevojë të ngutemi. Liderët politikë të ulen dhe të flasin për të garantuar një garë më të drejtë në parlament. Të jetë vota e fshehtë që të garantojë zgjedhjen e më të mirit, tha Malaj.
Ndërkohë kandidimin e Fatos Nanos e ka kërkuar edhe një aleat i qeverisë, Shpëtim Idrizi. Ai i ka bërë thirrje PS që të kandidojë Nanon për president.
Edhe në takimin e djeshëm e kërkova këtë. Në një moment diskutimi kërkova që kandidat të jetë Fatos Nano. Një figurë e spikatur që ka marrë dakordësi dhe ka axhendë të BE. Më vjen keq që nuk e mora mbështetje nga PS. Pati një dakordësi nga Meta. PS ka kohë që ti ofrojë kandidimin Nanos. Më vjen keq që PS e cila e ka obligim, të madh e moral apeloi që PS të kandidojë liderin e vet historik, një figurë që e nderon të gjithë shqiptarët. Ne jemi pjesë e mazhoracës kemi dhënë dakordësinë për Nishanin, do preferonim një kandidat sa më konsensual. PS të kandidojë liderin e saj historik, tha Idrizi.
