KFOR-i, i gatshëm për të ndwrhyrwnë rast nevoje
Përfaqësuesit e strukturave politike dhe të sigurisë kanë mbajtur të premten një takim urgjent të Komitetit të Sigurisë në Mitrovicë, ndërsa kanë dënuar veprimet e dhunshme dhe kanë kërkuar nga strukturat e rendit zbardhjen e rastit të shpërthimit që ka ndodhur në mesin e protestuesve. Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës thuhet se përfaqësuesit e KFOR-it kanë shprehur qëndrimin se janë në gjendje gatishmërie për të ndwrhyrw në rast nevoje, në mënyrë që të ofrohet siguri për të gjithë.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, ka kërkuar nga autoritetet që të marrin masa për të zbardhur rastin, në mënyrë që mos të lejohen spekulimet e qarqeve të ndryshme, të cilat janë të interesuara që të destabilizohet situata. Avni Zaiti nga policia rajonale, duke sqaruar rrjedhjwn kronologjike tw situatës në veri, tha se “policia ka krijuar kordon përreth zyrës, ndërsa më vonë rreth orës 09:50, në mesin e protestuesve serbë, në afërsi të udhëkryqit të Shkollës Teknike, ka ndodhur një shpërthim, ku janë lënduar 11 persona. Më vonë është konfirmuar se një prej të plagosurve ka vdekur”, tha ai, duke shtuar se rreth orës 11:00 situata është qetësuar. Ai njoftoi se një protestë tjetër e pjesëtarëve të komunitetit serb është organizuar në orën 14:00, në sheshin “Shumadija” në veri të qytetit, ku janë mbledhur rreth 500-600 persona, në shenjë kundërshtimi ndaj hapjes së zyrës në Lagjen e Boshnjakëve. Sipas tij, protesta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente. Ndryshe, në protestat e organizuara të premten nga pjesëtarët e komunitetit serb, në shenjë kundërshtimi ndaj hapjes së zyrës për regjistrim civil nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës në Lagjen e Boshnjakëve, ka vdekur 1 person dhe janë lënduar 11 qytetarë.
#