E Shtunë, 31 Tetor 2026

40 viktima nga përleshjet në Jemen

Zyrtarët në Jemen kanë deklaruar se më shumë se 40 persona janë vrarë gjatë natës në përleshjet nëpër rrugë mes forcave qeveritare dhe luftëtarëve të fiseve rivale në kryeqytetin e vendit, Sana.

Raportimet nga kryeqyteti tregojnë se luftimet nëpër rrugë po vazhdojnë.

Përleshjet mes grupeve fisnore dhe forcave të sigurisë kanë nisur që nga e marta, duke thyer edhe armëpushimin që ishte arritur para disa ditësh.

Luftimet e sotme ndodhin një ditë pasi forcat e regjimit të Ali Abdullah Saleh, vranë shtatë persona që demonstronin kundër Presidentit, në një qytet në jug të Sanas.

Demonstruesit po kërkojnë dorëheqjen e Salehut që prej fundit të muajit janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›