NATO-ja zgjat misionin në Libi

NATO ka zgjatur për 90 ditë të tjera, misionin në Libi. Aleanca 28-anëtarëshe mori kontrollin e ofensivës më 31 mars, nga koalicioni i udhëhequr nga Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se vendimi i sotëm tregon për “vendosmërinë e Aleancës”.
Konflikti ndërmjet forcave besnike të Muamer Gadafit dhe kryengritësve rebelë, po vazhdon ende, me gjithë sulmet ajrore kundër caqeve të qeverisë.