Lirohen ushtarët polakë, nga akuzat për krime lufte

Shtatë ushtarë polakë të akuzuar për krime lufte në Afganistan janë shpallur të pafajshëm sot nga një gjykatë ushtarake e Polonisë. Gjykimi thuhet të jetë i pari në Evropë për krime lufte që përfshinë trupat që luftojnë kundër talibanëve.
Gjykatësi ka thënë se prokurorët nuk kanë prezantuar dëshmi të mjaftueshme që do e verifikonte se ushtarët kanë kryer krime lufte. Gjashtë civilë kanë vdekur kur ushtarët kanë hapur zjarr me mortaja dhe armë automatike në një fshat të jug-lindjes së Afganistanit.
Prokurorët kanë thënë se vrasjet kanë qenë “një veprim i qëllimshëm” dhe kanë kërkuar dënimin me burg nga 12 vite për të akuzuarit.
Ushtarët, pjesëtarë të trupave të KFOR-it, kanë thënë se ata kanë qenë duke u kundërpërgjigjur ndaj një sulmi të talibanëve.