E Diel, 1 Nëntor 2026

40 vjet beqar

Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 12:05

Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë, Redon Makashi, ka festuar javën e kaluar 40 vjetorin e tij. Ai bën shaka me vitet, përderisa është i vetmi që deri tani mesa duket as nuk e mendon martesën, edhe pse është përfolur vazhdimisht për lidhjet e tij me femrat.

Është shumë në formë, duket i ri dhe i kërkuar nga menaxherët e koncerteve, edhe pse s ‘ka asnjë plan për martesë. Të dielën e kaluar Redon Makashi ishte i ftuar në “E diela shqiptare” dhe në rrëfimin e tij për jetën si këngëtar, nuk përmendi asnjë femër që bën pjesë në jetën e tij.

Synimi i tij është më shumë të japë koncerte në Shqipëri dhe vende të ndryshme dhe nuk u dedikohet realizimeve të shpeshta të klipeve të reja, siç bëjnë shumë këngëtarë. Pavarësisht komenteve për jetën e tij private, ai asnjëherë nuk ka pranuar të flasë hapur në media për të apo të përmendi emra konkretë, se me kë shoqërohet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›