E Diel, 1 Nëntor 2026

Alma, vampire në filmin e Robin Hood

Nga Express më 23 dhjetor 2010 në ora 12:09

Aktorja 26- vjeçare nga Elbasani do të luajë rolin e Marianës në filmin “Robin Hood”, një variant horor nga regjisori John Regan. E larguar drejt Shteteve të bashkuara të Amerikës në moshën 17-vjeçare, Alma Saraçi numëron 8 filma në karrierën e saj amerikane.

Ajo është seksi dhe vdekjeprurëse. Rrezikon t’i afrohesh. Është një krijesë errësire… një vampire. Ky është roli më i fundit i aktores me origjinë shqiptare, Alma Saraçi, e cila prej moshës 17 vjeçare është larguar nga Shqipëria.

Regjisori John Regan ka vendosur të sjellë një version të ri të Robin Hoodit, heroit anglez, që grabiste të pasurit për t’ua dhënë të varfërve. Prej herës së parë, kur kjo legjendë u realizua në një film, kinematografia njeh disa variante të saj, interpretuar nga aktorë të famshëm, si Shon Conery, Kevin Costner e Rusell Crowe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›