Celularet tani mund te nderrosh kompani pa ndryshuar numer
Qytetaret qe nuk jane te kenaqur nga sherbimi i nje kompanie te telefonise celulare dhe duan qe kete sherbim ta marrin nga nje kompani tjeter mund ta bejne kete pa qene te detyruar te ndryshojne numer. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare nenshkroi dje marreveshjen me kompanine fituese qe do te mundesoje sherbimin e portabilitetit te numrit. Kjo nisme e marre per te nxitur me shume konkurrencen ne treg do tju beje te mundur qytetareve qe te zgjedhin kompanine e cila u ofron sherbime me ekonomike nga numri qe ata e kane marre prej secilit nga operatoret. Gjate nenshkrimit te marreveshjes dje ishte i pranishem edhe ministri per Teknologjine dhe Inovacionin Genc Pollo i cili theksoi se marreveshja e re do ti mundesoje cdo shqiptari qe te ndryshoje operatorin por jo numrin e telefonit. Qe ne pranvere te 2011-s cdo shqiptar me celular mund te ruaje numrin e vet por te ndryshoje operatorin sipas deshires. Dhe kjo do te thote me shume zgjedhje per perdoruesit me shume konkurrence per operatoret sherbim me te mire dhe cmime me te lira ne tregun shqiptar. Pra e permbledhur avantazhe me te medha per konsumatoret theksoi ministri Pollo. Portabiliteti ose bartshmeria e numrit personal te celularit do te thote qe nje klient i nje operatori celular Vodafone AMC Eagle Plus nese i pelqen sherbimi i nje operatori tjeter mund te nderroje operatorin por duke e ruajtur numrin e tij. Pra me portabilitetin numri nuk do te jete me prone e nje operatori. Ne momentin kur sherbimi i portabilitetit te jete 100 funksional ne vendin tone kalimi nga nje operator ne tjetrin do te kryhet brenda 2 ditesh pa shpenzime per perdoruesin.