400 të arrestuar në Montreal

Në natën mes të mërkurës dhe të enjtes, policia kanadeze ka arrestuar në Montreal afro 400 pjesëmarrës në demonstratat studentore, të cilat autoritetet pohojnë e nuk ishin lajmëruar.
Përkundër faktit se nuk kishin marrë leje, autoritetet toleruan mbajtjen e demonstratave për tri orë. Por, meqë ndërkohë u shkaktuan përleshje të imëta me organet e rendit, policia arrestoi afro 400 njerëz.
Një ditë më herët rrugëve të Montrealit parakaluan disa dhjetëra studentë nga krahina kanadeze Quebec, për shënuar 100-ditëshin e krijimit të lëvizjes për rrëzimin e vendimit për rritjen e çmimit të shkollimit.
Marshi studentor u organizua edhe pse Qeveria në Quebec aprovoi urgjentisht ligjin që ka për qëllim që, me ashpërsimin e kushteve për organizimin e tubimeve protestuese, të shuhen demonstratat më të gjata studentore në historinë e Kanadasë.
Studentët deklaruan se këtë ligj do ta rrëzojnë në gjykatë.