Kërkon protestë mbarëkombëtare

Lideri i lëvizjes opozitare ruse, e cila kundërshton regjimin e presidentit, Vladimir Putin, Aleksey Navalni, ka bërë të enjten thirrje për një protestë mbarëkombëtare, në fillim të shtatorit.
Navalni ka bërë këtë apel menjëherë pas lirimit nga burgu, ku vuajti dënimin prej 15 ditëve burgim, për shkak të akuzave për rezistencë ndaj policisë në protestat e 9 majit.
Gjithashtu, lideri i opozitës ruse, iu apeloi mbështetësve që të bashkohen në tubimin protestues që do të mbahet më 12 qershor.
Edhe aktivisti tjetër opozitar rus, Sergey Udalcov, është liruar nga burg pasi që vuajti dënimin 15 ditorë.
Ndryshe, opozita ruse ka organizuar disa protesta kundër regjimit të Putinit, i cili këtë muaj ka dhënë betimin për mandatin e tretë presidencial.