E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pentagoni ndërron postimet e Al-Qaeda’s

Sipas sekretares amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, ekspertët e kibernetikës në Pentagon kanë arritur të futen në web-faqet e Al-Qaeda’s në Jemen, me qëllim të ndërrimit të mesazheve të postuara atje.

Clinton deklaroi se ekspertët amerikanë kanë depërtuar në web-faqet ku Al-Qaeda mburrej me vrasjen e amerikanëve, dhe këto pohime pastaj janë zëvendësuar me informacionet që nënvizojnë "përqindjen e sulmeve që Al-Qaeda ka kryer ndaj popullatës jemenase".

"Ekstremistët janë duke e përhapur publikisht frustrimin e tyre, dhe ata janë duke kërkuar nga mbështetësit e tyre që të mos besojnë asgjë që lexojnë në internet", theksoi tutje Clinton.

Sekretarja e Shtetit sqaroi se ekipi i kibernetikës në Pentagonit është "pjesë e një sulmi të gjithanshëm ndaj terrorizmit, që i tejkalon përmasat e bastisjeve, njëra nga të cilat rezultoi edhe me vrasjen e Osama Bin Lladenit".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›