Shumë fjalë, pa vepra
_964811.jpg)
AI nënvizon se, edhe pse shumë liderë botërorë dhe rajonalë shprehën përkrahjen e tyre verbale ndaj protestave të vitit 2011, ajo nuk u shndërrua në një aksion konkret.
Egjipti është vetëm njëri nga shembujt e shumtë, pohon sekretari i përgjithshëm i AI, Salil Shetty.
“Gjuha e të drejtave të njeriut u la anash sa herë që rezultoi e papërshtatshme ose sa herë që ia zuri rrugën profitit”, thotë Shetty.
“Gjatë vitit të kaluar u bë e qartë se aleancat oportuniste ose interesat financiare do të largonin çështjen e të drejtave të njeriut e hoqën nga tavolina, për hir të ndikimit në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore”, shton ai.
Sipas AI, si me ndonjë rregull, gjasat për demokratizimin e shoqërisë së krijuar nga protestat në Egjipt po zhduken.
Për më tepër AI pohon se mossuksesi i KS të OKB për lejimin e intervenimit në Shrilankë dhe për inicimin e proceseve për krime kundër njerëzimit në atë vend, treguan se OKB më nuk është gardian i paqes në botë. Si aleatë të KS të OKB për heshtje ndaj kësaj çështjeje AI në raport përmend Indinë, Brazilin, dhe Afrikën e Jugut.
Po ashtu, në raport dokumentohen shkeljet e drejtave të njeriut në të paktën 91 shtete, si dhe rastet e keqtrajtimeve të llojllojshme në 101 shtete të botës.