E Shtunë, 31 Tetor 2026

400 vizitore ne jave GKA pushtohet nga turistet e huaj

Galeria Kombëtare e Arteve, një nga të paktat destinacione turistike të kryeqytetit është vizituar nga rreth 400 vizitorë të huaj në javë, gjatë tre muajve të fundit.

Sipas drejtuesve të galerisë, studentët dhe vizitorët shqiptarë tashmë ja kanë lanë vendin turistëve të huaj, të cilët kanë gjetur ekspozitën e  fotografit Martin Par, si një nga më interesantet.

“Numri i vizitorëve gjatë muajve të verës rritet në GKA sepse përkon edhe me hyrjen e turistëve të huaj në sezonin e verës në Shqipëri. Muajt e fundit, sidomos qershori dhe korriku, sollën në hapje të ekspozitës, trupën e huaj diplomatike btë akredituar në Shqipëri, i cili  besoj se ka bërë edhe një punë të mirë në propagandimin e kësaj ekspozite te turistët e huaj që vijnë të vizitojnë Shqipërinë”-tha Genti Gjikola nga sektori i ekspozitave në GKA.

Shqipëria e viteve ‘90 në objektivin e britanikut Martin Par, e prezantuar në fillim të qershorit ka rikthyer jo vetëm kujtimet e shqiptarëve, por edhe turistëve nga Europa Lindore, të cilët kanë gjetur shumë të përbashkëta me këtë histori.

“Është shumë interesante Tirana dhe galeria që po vizitojmë.  Kjo ekspozitë është shumë interesante sepse këtu po shohim edhe një pjesë të historisë sonë. Siç e dini, edhe ne në Rusi kemi kaluar një periudhë të tillë, me rrugë të shkatëruara dhe dyqane bosh”-tha njw turist.

Krahas ekspozitave të përkohshme, një numër të madh vizitorësh tërheq edhe pjesa muzeale e Galerisë, veçanërisht piktura e realizimit socialist.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›