Turneu i miqesoreve fitojne Bayern e Barcelona

Bajerni i Mynihut dhe Barcelona kanë treguar forcën në prag të sezonit të ri, duke fituar ndeshjet e tyre në turneun miqësor “Audi Cup”. Skuadra gjermane mundi me penallti Milanin, pas barazimit 1- 1 në 90 minutat e rregullta të takimit.
Faza përgatitore e nisur shumë shumë shpejt ka ndikuar pozitivisht te formacioni i Jup Heinkes, që arriti të përmbysë avantazhin e shpejtë të kampionëve të Italisë. Milani do të shënote i pari në minutën e 5-të me Ibrahimovic, por skuadra e Allegrit do të arrihej nga vendasit falë golit të Toni Kros.
Minutat e mbetura të ndeshjes nuk do të ndryshonin rezultatin, ndërsa Bajerni i Mynihut do të kalonte momente frike pas dëmtimit të Arjen Roben. Sfida në “Allianz Arena” do të vendosej nga pika e penalltive, ku Shvajnshtajger do të gjuante saktë 11-metërshin e fundit, pas atij të humbur nga sulmuesi i Milanit, Paloski.
Në të njëjtën mënyrë regjistroi suksesin Barcelona, e cila mundi me penallti brazilianët e Internacional të Porto Allegro. Guardiola i besoi ndeshjen futbollistëve të rinj, që nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në 90 minutat e rregullta, por në gjuatjen e 11-metërshave u treguan të saktë, duke regjistruar një tjetër fitore në miqësoret pregatitore në prag të sezonit të ri, ku spanjollët kanë detyrën e vështirë për të ruajtur titullin kampion në Primera Divizion dhe atë në Ligën e Kampioneve.
Nertan Prifti