E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundjet profesionale preken mushkerite dhe gjaku

Sëmundjet profesionale në vendin tonë janë përhapur në masë sidomos gjatë viteve të fundit. Kjo, si pasojë e rritjes së numrit të ndërmarrjeve dhe kushteve jo të përshtatshme që ofrojnë këto ambiente për të punësuarit. Sipas shefit të Shërbimit të Sëmundjeve Profesionale, Skënder Skënderi, më të përhapura janë sëmundjet e mushkërive që përfshijnë helmet në gjak apo dhe në organet e tjera.

“Grupi më kryesor i sëmundjeve profesionale në vendin tonë janë sëmundjet e mushkërive që shkaktohen nga pluhrat e prodhimit, gazet, avujt, tymërat, smogu industrial. Në këtë mes mund të kenë ndikimin e tyre dhe faktorë të tjerë toksikë. Japin grupin tjetër të helmimeve”-thotë Skënderi.

Mungesa e kushteve higjeno-sanitare,e mjekut të posaçëm, janë problematika që vë në dukje edhe Autoriteti rajonal shëndetësor. Në bazë të inspektimeve të kryera nga ky institucion, janë vërejtur një sërë shkeljesh gjatë 6 mujorit të shkuar, cka ka sjellë dhe masa administrative.

“Gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti janë ushtruar rreth 200 kontrolle në ndërmarrjet industriale. Ndër problematikat që janë hasur më së shumti janë si mungesa e mjekut, kutisë së ndihmës së shpejtë që duhet të jetë e pranishme në të gjitha ndërmarrjet. Nëse këto problematika nuk rregullohen, inspektoriati merr masa për vendosjen e gjobës”-thotë Liljana Ramasaco, drejtoreshë e ASHR-së.

Një material më të zgjeruar për këtë cështje, ju do ta ndiqni sot në mbrëmje në orën 20.00 në emisionin Target në Albanian Screen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›