E Diel, 1 Nëntor 2026

41 ditë nën dëborë, provinca Shichuan në Kinë rrezikohet nga epidemia

Është një gjendje e jashtëzakonshme natyrore ajo që po përjeton provinca kineze e Sichuan, ku prej 41 ditësh bie borë pa pushim ndërsa vijon të ngrijë.
 

20 mijë persona janë izoluar dhe 100 mijë kafshë kanë gjetur vdekjen pasi temperatura ka zbritur në -37 gradë dhe dëbora shkon në 1 metr lartësi, çka ka krijuar vështirësi për lëvizje në zonë.
 

Nga pesha e dëborës kanë rënë një numër çatish në stalla dhe për rrjedhojë mijëra kafshë kanë ngordhur. Nga ana e policisë janë dhënë ndihma të vazhdueshme, ndërsa kafshët ngordhin e zogjtë bien të ngrirë mbi dëborë është ngritur alarmi për epidemi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›