E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB: Ndryshimet klimatike po ndodhin tani

Agjencia për klimë e Kombeve të Bashkuara tha sot se dekada 2001-2010, ishte më e nxehta, që kur ka filluar mbajtja e shënimeve në mes të shekullit të 19-të.

Në raportin e fundit të Organizatës Botërore Meteorologjike (OBM) thuhet, gjithashtu se në këtë periudhë ka pasur reshje ekstreme të shiut dhe borës, që kanë shkaktuar vërshime në gjithë botën, si dhe thatësi jonormlae në Afrikë dhe Amerikën Veriore.

Nëntë vitet e kësaj dekade, janë në mesin e 10 viteve më të nxehta deri tash.

Sekretari i përgjithshëm i OBM-së, Mishel Zharrod, tha se raporti konfirmon se “ndryshimet klimatike po ndodhin tani dhe se nuk ekziston ndonjë kërcënim i ardhshëm i largët”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›