E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Medikus”, Prokurori kërkon dëshminë e Dik Martit

Prokurori special i Bashkimit Evropian, Xhonatan Ratel, në seancën e sotme të procesit gjyqësor për trafikim organesh, i njohur si rasti “Medikus” që po mbahet në Prishtinë, ka kërkuar që në cilësinë e dëshmitarit, të thirret Dik Marti, raportues i Këshillit të Evropës.

“Unë i kam të gjitha arsyet të besoj se ai (Dik Marti) mban në posedim evidencën për këtë rast”, ka thënë prokurori Ratel.

Ndaj propozimit të prokurorit Ratel, ka reaguar mbrojta, e cila e ka kundërshtuar atë, duke thënë se nëse Dik Marti ftohet të dëshmoj lidhur me këtë rast penal, atëherë gjykimi do ta humbë esencën e penales dhe do të shndërrohet në çështje politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›