E Diel, 1 Nëntor 2026

Josipoviç për Drazha Mihailloviç: Ishte kriminel lufte

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, ka vlerësuar sot se procesi për rehabilitimin e Drazha Mihailloviç, i cili po vazhdon në Serbi, është i dëmshëm dhe në kundërshtim me faktet historike.

“Ky proces, nëse përfundon ashtu siç parashikojnë mediat, do të jetë një hap i madh prapa në raport me Luftën e Dytë Botërore dhe antifashizmin”, u tha Josipoviç gazetarëve në Zagreb, ndërsa shtoi se megjithatë duhet pritur përfundimi i procesit në Gjykatën e Lartë në Beograd.

Josipoviç ka theksuar se procesi për rehabilitimin e liderit çetnik nga Lufta e Dytë Botërore, është në kundërshtimm me faktet.

“Ai ishte kriminel lufte, ndërsa lëvizja çetnike ishte lëvizje kuislinge kriminele”, theksoi Ivo Josipoviç, president i Kroacisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›