E Diel, 1 Nëntor 2026

4.1 miliardë lekë, më pak të ardhura në buxhet

TIRANË- Buxheti i shtetit po përballet me problemin e mosrealizimit të të ardhurave. Ky fakt konfirmohet nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave për tremujorin e parë të këtij viti. Për këtë periudhë, arkës së shtetit i i mungojnë 4.1 miliardë lekë, krahasuar me parashikimin. Ndërsa, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, të ardhurat janë 2.7 miliardë lekë më pak. Këto shifra dëshmojnë për ecurinë e ngadaltë të ekonomisë shqiptare, të deklaruar pak dite më parë edhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Të dhënat evindetojnë një rënie të ndjeshme të të ardhurave të Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, e njohur ndryshe si taksa e konsumit. Sipas statistikave, të ardhurat nga TVSH-ja arritën në 23.9 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 2.5 miliardë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, ekuivalente me 9.7% më pak.

Rënia e konsumit konsiderohet edhe një ndër problemet kryesore, me të cilat përballet aktualisht ekonomia jonë, si pasoje e pasigurisë së qytetarëve për të ardhmen. Ndërkohë, rënie gjatë tre muajve të parë të këtij viti kane shënuar edhe të ardhurat nga akciza, ku janë grumbulluar 7.1 miliardë lekë ose rreth 1.3 miliarde leke me pak se plani.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›